Kryesore » 2011 » Maj » 9 » EULEX-i vazhdon të kryejë punën e vet
4:14 PM
EULEX-i vazhdon të kryejë punën e vet
EULEX-i është duke tentuar të kriminalizoj luftën e UÇK-së. Ky ka qenë konstatimi që ka dalë nga Kryesia e Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Thirrjet e përfaqësuesve të këtyre organizatave për mosnjohjen e EULEX-it, zyrtarë të këtij misioni nuk kanë dashur t’i përgjigjën. Por, zëdhënësi i misionit të BE-së, James Nicholls, duke i bërë bisht pyetjes së drejtpërdrejt, tha se EULEX-i është duke kryer punën e vet.
"EULEX-i vazhdon të kryej mandatin e vetë në Kosovë. Vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet lokale. Ky mision ndihmon në zbatimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. EULEX-i ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe është ftuar nga institucionet e Kosovës për të ndërtuar një shtet ku sundon rendi dhe ligji”, ka thënë Nicholls për Radio Dukagjinin.
Ai nuk ka dashur të shtojë asnjë fjalë pos kësaj deklarate kur është pyetur se çfarë ndikimi mund të ketë deklarata e veteranëve të luftës në punën e misionit.
"Nuk kam komente shtesë për të bërë lidhur me këtë çështje”, është shprehur Nicholls.
Të shtunën Kryesia e OVL të UCK-së u bëri thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus