Kryesore » 2012 » Maj » 3 » EULEX-i planifikon aksion për arrestimin e bandave kriminale të Veri të Kosovës
10:22 AM
EULEX-i planifikon aksion për arrestimin e bandave kriminale të Veri të Kosovës
Misioni EULEX i Bashkimit Evropian (BE) mësohet se së shpejti do të dërgoj njësite speciale policore për arrestime masive të kriminelëve në pjesën veriore të Kosovës. Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se rreth 300 policë të cilat i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. "Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës”, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi. 

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve Mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serb në veriun e Kosovës.

Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen "Koha”, kanë protestuar para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus