Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » EULEX-i, përgjimet mund t'i kenë ndërmjetësuar avokatët mbrojtës
2:30 PM
EULEX-i, përgjimet mund t'i kenë ndërmjetësuar avokatët mbrojtës
EULEX-i njoftoi sot se mbase avokatët mbrojtës ia kanë shpërndarë audio incizimet e telefonatave të përgjuara të Adem Grabovcit me disa funksionarë të lartë të PDK-së e të qeverisë, që më pastaj u postuan në kanalin YouTube.Misioni evropian për sundimin e ligjit njoftoi se audio regjistrimet janë pjesë e një hetimi që është duke u zhvilluar, dhe se ato i janë dorëzuar avokatëve mbrojtës dhe gjykatës në Prishtinë, duke mos përmendur se për cilin rast dhe për cilin person që është nën hetim bëhet fjalë, transmetoi agjencia AP.Një burim ndërkombëtar i sigurisë, i cili deshi të mbetej anonim, tha sot se përgjimi "është pjesë e hetimit për korrupsionin në Ministrinë e Transportit, se është pjesë më e gjerë e hetimit lidhur me vjedhjen e rreth 2 milionë eurove në atë ministri ndërmjet viteve 2008 -2012”, transmeton koha.net.Në këtë aferë është akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit dhe deputeti i partisë së Thaçit, Fatmir Limaj. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus