Kryesore » 2012»Mars»22 » EULEX-i në Bërnjak në përcjellje të policëve serbë
3:05 PM
EULEX-i në Bërnjak në përcjellje të policëve serbë
Tri automjete të EULEX-it kanë vazhduar rrugën drejtë pikëkalimit kufitar Bërnjak, pas bllokimit dyorësh në Zupç nga serbët lokalë, njoftojnë mediet serbe. Sipas këtij burimi, ato u lejuan pas marrëveshjes që në përcjellje të tyre të jetë policia lokale, që sipas zhargonit të strukturave paralele vetëkupton policinë serbe që nuk komandohet nga Policia e Kosovës. Serbët bllokuan EULEX-in, kurse KFOR-i rrugët Serbët lokalë edhe këtë mëngjes kanë bllokuar kalimin e tri makinave të EULEX-it në fshatin Zupç, duke pamundësuar lëvizjen e tyre drejt Bërnjakut. Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka reaguar me masa të njëjta, duke bllokuar komunikacionin në rrugët Zveçan-Zubin Potok dhe Zubin Potok-Mitrovicë. Për shkak të bllokadave, raportohet për kolona të gjata makinash, që presin të kalojnë.Një veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe të mërkurën, si dhe disa herë të tjera në ditët e fundit.Serbët e veriut thonë se misioni evropian nuk zbaton marrëveshjen për kalimin e vetëm tre makinave në ditë dhe për mosbartjen e doganierëve kosovarë në drejtim të Jarinës dhe Bërnjakut, por EULEX-i mohon ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë.Përfaqësuesit e KFOR-it disa herë kanë përsëritur se nuk duhet të ketë kushtëzime të lirisë së lëvizjes.Serbët në veri krijojnë pengesa në qarkullim qysh në korrik të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit.Ndërkohë, siç raporton Beta, kryetari i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb për Kosovën, Millan Ivanoviq, ka deklaruar se pjesëtarët e zhandarmerisë së MUP-it të Serbisë kanë bllokuar rrugën alternative Jarinje. Ai i ka thënë kësaj agjencie se zhandarët kanë bërë me dije se kanë urdhër nga Beogradi dhe se bllokada do të zgjasë për shumë kohë.Serbët në pjesën veriore të Kosovës bojkotojnë pasivisht pikëkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus