Kryesore » 2012»Qershor»1 » EULEX-i hedh poshtë spekulimet mbi kontenierin serb në Kosovë
10:05 PM
EULEX-i hedh poshtë spekulimet mbi kontenierin serb në Kosovë
EULEX-i deklaroi sot pasdite se dëshiron të hedhë poshtë spekullimet e bëra të enjten në media se, ka lejuar vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës (veriu i Kosovës)."EULEX-i nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244″, thuhet në njoftim.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus