Kryesore » 2011»Dhjetor»20 » EULEX i dorëzon Kosovës librin e parë të regjistrit civil
9:44 PM
EULEX i dorëzon Kosovës librin e parë të regjistrit civil
Zëvendës-shefi i EULEX-it, Endi Sparks i ka dorëzuar zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, kopjen e parë të certifikuar të librave të regjistrit civil. Sipas zyrës për Informim të EULEX-it këto dokumente, që u përkasin komunave të Janjevës dhe Lipjanit përmbajnë çertifikatat e lindjes.Misioni evropian për sundimin shpjegon se dokumentet janë çertifikuar me 6 dhjetor, si pjesë e marrëveshjes së arritur më 2 korrik 2011 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Pritet që pas zbatimit në tërësi kjo marrëveshje të kontribuojë në krijimin e Regjistrit Civil të qëndrueshëm dhe të besueshëm në Kosovë siç parashikohet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe do të shërbejë si një pikësynim i ardhshëm në udhërrëfyesin për hapjen e dialogut për vizat."Ky është një shembull i mirë i përfshirjes së EULEX-it në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me anë të Dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Brukseli. Mbetet edhe shumë për t`u bërë, por procesi tani po ecën përpara dhe EULEX-i i inkurajon të dyja palët që të vazhdojnë, të bindur për rezultatet pozitive”, tha pas dorëzimit të dokumenteve, zëvendësshefi i EULEX-it Endi Spark.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus