Kryesore » 2012 » Prill » 15 » EULEX fokusohet në luftën kundër krimit
7:23 PM
EULEX fokusohet në luftën kundër krimit
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) paralajmëron një përqendrim më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes, tha se ristrukturimi i misionit këtë vit do t’i mundësojë një efikasitet më të madh në luftimin e këtyre dukurive."Do të përqendrojmë aktivitete tona në sektorin e drejtësisë, dhe të fokusuar më shumë në krim të organizuar, luftim të korrupsionit, krimeve të luftës dhe natyrisht në veri të Kosovës”, tha Sparkes, transmeton Radio Kosova.Në anën tjetër ekspertë të fushës së sigurisë thonë se deri më tani EULEX-i ka qenë i ngathët në fushën e drejtësisë. Udhëheqësi i Qendrës Kosovare për Studimin e Sigurisë, Florian Qehaja thekson që EULEX-i pas ristrukturimit duhet të ketë veprime më konkrete në luftimin e dukurive negative."Ristrukturimi i EULEX-it duhet të ndodhë për arsye se duhet një fokus në çështje më të prekshme siç janë gjyqësori ku roli i EULEX-it ka qenë goxha jo efektiv. Në aspektin e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit EULEX-i në një farë mënyrë ia ka arritur qëllimit mirëpo tash e tutje vlerësohet që një prani e tillë në këtë dimension nuk është edhe aq e nevojshme”, tha ai.

Përderisa mandati i EULEX-it është shtyre edhe për dy vite, ky mision është kritikuar kohën e fundit edhe për mos efikasitet të luftimit të krimit në pjesën veriore të vendit.

Ditë më parë në Mitrovicë një grup të studentësh protestuan duke kërkuar më shumë efikasitet nga ana e EULEX-it. Edhe Parlamenti i Studentëve dje përmes një konference për media tha se në rast se vazhdohet situata e njëjtë në veri të Mitrovicës do të ndërmarrin veprime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus