Kryesore » 2012 » Maj » 22 » EULEX bastisi shtëpinë e Zvonko Vesellinoviqit
2:29 PM
EULEX bastisi shtëpinë e Zvonko Vesellinoviqit
Pjesëtarët e njësitit të policisë Speciale të EULEX-it në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bastisur shtëpinë e Zvonko Vesellinoviqit, në fshatin Doljan të Zveçanit.Aksioni i bastisjes ka filluar në orën 05.00 të mëngjesit kur pjesëtarët e policisë së EULEX-it, kanë shkuar në fshat me disa automjete të blinduara dhe dy helikopterë, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Sipas kësaj agjencie, gjatë aksionit është bastisur shtëpia ku jetojnë prindërit e Zvonko Vesellinoviqit, i cili dyshohet për veprimtari të ndryshme kriminale.
Menjëherë pas aterrimit të helikopterëve, banorët e fshatit kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe janë grumbulluar afër vendit ku EULEX kryente operacionin e bastisjes.

Pas orës 07:00 një pjesë e pjesëtarëve të EULEX-it me helikopterë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht nuk dihen detajet se çfarë kërkoi EULEX gjatë kontrollit dhe cili ishte qëllimi i aksionit.

Në vend të ngjarjes ende shihen pjesëtarë të njësitit special të policisë së EULEX-it dhe banorë të grumbulluar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus