Kongresisti amerikan dhe mbështetësi i mirënjohur i çështjes së Kosovës, Eliot Engel, në një intervistë për RTV21, ka thënë se "veriu i Mitrovicës është Kosovë”."Veriu i Kosovës, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës, dhe është absolutisht qesharake që autoritetet nga Beogradi të kalojnë përmes kufirit, të hyjnë dhe të kthehen prapa. Kryeministri pati të drejtë kur vendosi ta shtrinte autoritetin në tërë territorin e Kosovës, disa javë më parë”, ka thënë Engel. KFOR-i, sipas tij, duhet të ndërpresë së dhëni ultimatume të cilave nuk u përmbahet dhe të jap një ultimatum të cilit do t’i përmbahet. "Nuk mund të ketë bllokim serb të hyrjeve dhe daljeve nga Kosova dhe Serbia nuk ka të drejtë të kalojë kufirin për të hyrë në Kosovë, në veri të Mitrovicës”. Engel ka thënë se, KFOR-i duhet të bëjë punë konkrete e jo të jap ultimatume të panevojshme. "...ata duhet të bëjnë atë që thonë, dhe ne duhet të jemi shumë të qartë se autoritetet në Kosovë janë qeveria e Prishtinës, e jo qeveria në Beograd. Autoritetet në Mitrovicë, në të gjithë Mitrovicën janë qeveria e Prishtinës, jo e Beogradit, dhe KFOR-i e di këtë dhe duhet të veprojë sipas kësaj”. /Zëri/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus