Kryesore » 2011 » Gusht » 3 » Engel: Kosova ishte “dhëmbë për dhëmbë” me Serbinë
2:07 PM
Engel: Kosova ishte “dhëmbë për dhëmbë” me Serbinë
Kongresmeni amerikan Eliot Engel në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës, ishte një vendim i drejtë. Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.
"S` është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe kishte marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis”, tha Engel.
Ai theksoi se SHBA, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane, e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë. Megjithëse kongresmeni Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhen në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr, por ai duhet të bëjë që është në interes të vendit të tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus