Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e poetit të njohur, Ali Podrimja, i cili kishte shkuar në Francë në një festival të poezisë.Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj me autoritetet e shtetit francez po bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjete vendndodhjen e tij.Poeti Ali Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë "Vox de la Mediterranii" në qytetin Lodeve në Francë. Artan Behrami, këshilltar i ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj thotë se Ambasada e Kosovës në Paris ka kërkuar menjëherë nga autoritetet franceze që të ndërmerret gjithçka është e mundur për të identifikuar vendndodhjen e poetit.MPJ e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë dhe francezë, që gjenden në Francë, e që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e poetit Ali Podrimja, të njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Paris, autoritetet franceze apo MPJ-në e Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus