Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » EKSKLUZIVE: Piromanët erdhën me "Lasta-n"
11:35 AM
EKSKLUZIVE: Piromanët erdhën me "Lasta-n"
Xhirimet e regjistruara nga kamerat tash të shkatërruara të kufirit verior mes Kosovës dhe Serbisë, Porta 1 apo Jarinje, nxjerrin shumë gjëra në shesh, jo vetëm identitetin e atyre që morën pjesë në demolimin e saj. Serbët, që ndër të tjera edhe i vunë flakën Portës 1, duket se kanë qenë në dijeni se çfarë mund të zbulojnë këto kamera, për atë edhe gjëja e parë që kanë bërë kur e kanë nisur realizimin e planit të tyre, ka qenë shkatërrimi i kamerave. Temperaturat tejet të larta të shkaktuara nga flakët kanë shkatërruar në tërësi edhe pajisjet ku memorizohen xhirimet e atyre kamerave, duke iu krijuar kështu bindjen serbëve se do gjë është e sigurt për ta. Sidoqoftë, ata që kësaj radhe janë treguar një hap para grupit të radikalëve serbë kanë qenë përgjegjësit e Doganave të Kosovës, të cilët me një kamerë të veçantë kanë xhiruar gjatë gjithë kohës pamjet që kanë ardhur "live” në 16 monitorët e kamerave të sigurisë në Prishtinë. I gjithë materiali tashmë i është dorëzuar Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe ekipit të përbashkët që po zhvillon hetimet për këtë çështje.”Zeri’ ka arritur të sigurojë materialin filmik i cili ka rrjedhur jashtë zyrave të ekipit hetues, ndërsa ato mundet lirisht të verifikojnë përfshirjen e shtetit serb në shkatërrimin e pikës kufitare. E para që mund të thuhet është se të gjithë serbëve të përfshirë u shihen qartë fytyrat pak minuta para se t’i mbulonin ato me bluzat e hequra nga trupi apo gjësende të tjera. Identifikimi i tyre përmes këtyre pamjeve duket të jetë një gjë e sigurt, ndonëse deri më tash, megjithëse kanë kaluar jo pak ditë, asnjëri nga ata nuk është arrestuar...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus