Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Edita Tahiri Interpelancë për të zhdukurit
3:29 PM
Edita Tahiri Interpelancë për të zhdukurit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 10 maj. Kështu ka vendosur sot Kryesia e tij në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare, në të cilën është caktuar rendin e ditës. Pas shterimit të pikave të përhershme të rendit të ditës së seancave të rregullta - koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës - në radhë do të jetë interpelanca me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, lidhur me fatin e të zhdukurve në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel, sipas kërkesës së Grupit të deputetëve nënshkrues. Ndërsa në vijim do të shqyrtohen tyri projektligje në shqyrtim të dytë, përkatësisht: Projektligji për teatrot, Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë. Në vijim të seancës do të shqyrtohen Raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011, Raporti i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2011,Raporti i punës së Komisionit të Pavarur të Mediave, për vitin 2011, Raporti i punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2011, Raporti i punës së Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2011, Propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për Kërkesa Pronësore, Propozimi i Qeverisës së Kosovës për emërimin e anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, Kërkesa e Komisionit ad hoc për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për afat shtesë, si dhe Kërkesa e Komisionit për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për afat shtesë për ta shqyrtuar Projektligjin për parkun kombëtar "Sharri” dhe të Projektligjit për parkun kombëtar "Bjeshkët e Namuna”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus