Pas autostradës Morinë-Merdare, kompania amerikane Bechtel, duket se do ta ndërtojë edhe atë Prishtinë-Shkup. Zëdhënësja Ela Ruqi konfirmon se Bechtel do të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti. Sipas gazetës kosovare Express, kjo kompani, sipas gjitha gjasave, është konkurrenti më serioz për ta fituar këtë tender, i cili shpallet në vjeshtë. Bechtel-Enka nuk do të ndalet vetëm me ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Kjo kompani po pretendon që ta marrë përsipër edhe ndërtimin e autostradës që e lidh Prishtinën me Shkupin.Megjithëse ende nuk është hapur tenderi, zyrtarët e Bechtel-Enkës kanë konfirmuar se do të jenë konkurrentë në garë, në momentin që do të shpallet tenderi.
"Në momentin që do të shpallet tenderi, sigurisht që do të marrim pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti", ka thënë zëdhënësja Ela Ruqi, në një prononcim për Express.
Sipas saj, është normale që Bechtel si kompani ndërtimore të konkurrojë aty ku mendon se mund të marrë punë.
Ndërkaq, burime të gazetës brenda Qeverisë se Kosovës thonë se tashmë kanë filluar bisedat jozyrtare mes përfaqësuesve të kompanisë dhe institucioneve vendimmarrëse të Qeverisë së Kosovës.
Kjo kompani po shihet si më pretendente për t’ia besuar punën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus