Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit të njohur social në internet, Facebook, ka krijuar të ashtuquajturit "Ambasadorë”, të cilët në një mënyrë mund të funksionojnë sikurse ambasadat reale. Facebook ka njoftuar të shtunën se, përveç të tjerave, e ka vendosur Kosovën si shtet ku personat mund të regjistrohen si shtetas kosovarë, njoftoi portal magazina Slate. Zuckerberg ka theksuar se, edhe pse vetëm një e treta e shteteve të cilat gjinden të anëtarësuara në Kombet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prapë se prapë, është e drejtë e kosovarëve që në rrjetet sociale në internet të kenë mundësinë për të deklaruar nënshtetësinë e tyre.
Po ashtu Zuckerberg ka kërkuar edhe nga rrjetet sociale të tjera që të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ndërsa nga Google ka kërkuar që të sjellë edhe gjuhen shqipe në sistemin e saj, jo vetëm për kosovarët, por edhe për ata në Shqipëri. /Telegrafi/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus