Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën "Edhe Evropa, edhe Kosova”. "Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiq gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikolliq.Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadiqin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.Me politikën "Edhe Evropa, edhe Kosova”, Tadiqi këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në, siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadiqi dhe Nikolliqi kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus