Kryesore » 2011»Maj»31 » Dyert e BE-së mbeten ende të mbyllura për Serbinë
10:47 PM
Dyert e BE-së mbeten ende të mbyllura për Serbinë
Arrestimi i shumë të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mladic, ishte domosdoshmëri. Mirëpo Serbia nuk guxon të jetë e kënaqur nëse arrin të merr statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krijimi i raporteve të mira me të gjitha shtetet fqinje, në veçanti me shtetin e Kosovës, është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë për të shkuar tutje. Kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek. Eurodeputetja Lunacek, në një intervistë për të përditshmen e Vojvodinës, Dnevnik, ka shkuar tutje duke porositur shtetet që ende mendojnë se nuk është zgjidhur statusi i Kosovës, të mos mashtrohen se mund të vije deri të ndarja e Republikës së Kosovës.
"Shumica dërmuese e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian vlerëson se as statusi i Kosovës dhe as ndarja e saj, nuk mund të jenë tema në bisedimet që po zhvillohen në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Madje askush në bashkimin Evropian nuk do të përkrahte një Qipro të dytë, pra ndarjen e shtetit në kufij që nuk janë të pranueshëm”, ka deklaruar Lunacek.
Me arrestimin e Mladicit, Serbia nuk e meriton hyrjen në Bashkimin Evropian, ka deklaruar diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger. Ai ka thënë për Deutsche Welle se do të ishte gabim i madh të mendohet se tani Serbia e meriton t’i hapen dyert e Bashkimit Evropian.
"Ekziston edhe një pengesë e madhe që duhet të kapërcehet. Ajo është refuzimi I Serbisë për t’u marrë seriozisht në kapërcimin e problemeve me Kosovën. Sepse, për mua është e paimagjinueshme që Serbia të bartë në Bashkimin Evropian problemin me Kosovën”, ka deklaruar ndër të tjera diplomati gjerman
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus