Rrjedhje sërish në Dubravë. Dy të dënuar kanë arritur të kalojnë sigurinë dhe të ikin nga Burgu. Bëhet fjalë për të burgosurit Rushit (Muhamet) Thaçi i lindur me 28 dhjetor 1974 nga fshati Caparac i Prizrenit i dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të vrasjes. Sipas vendimit të gjykatës, lirimi i tij duhej të bëhej me në qershor të vitit 2014.Kurse i burgosuri tjetër i arratisur është Sabit (Baki) Behluli i lindur me 20 gusht 1982 nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës. Ai ishte dënuar me dy vjet e një muaj burg për vepren penale të vjedhjes së rëndë, kurse lirimi i tij pritej të bëhej me 10 korrik 2012.Autoritetet e burgut kanë kuptuar për arratisjen e tyre të premten në mbrëmje rreth orës 22 e 30 minuta kurse lajmërimi për këtë rast në polici është bërë rreth orës 23. Ikja e tyre është vërejtur në kohën kur është bërë numërimi i të burgosurve. Të tjerë të burgosur kanë ikur edhe më herët në atë që është burgu me sigurinë më të lartë në vend. /indeksonline/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus