Dy të rinjë kosovar janë kapur në kufirin bullgaro-rumun derisa po tentonin te kalonin kufirin me pasaport false bullgare.Te rinjët kishin paguar nga 1300 euro për këtës hërbim.Në ditën që Cecilia Malmstrom fliste në Prishtinë për nisje të dialogut për liberalizimin, dëshpërimi kosovar vazhdon t’i bëjë njerëzit të provojnë të ikin ilegalisht në Evropë.Dy të rinj kosovarë (në foto në mes) janë kapur në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë në përpjekje për të mbërritur të tokën e premtuar të Gjermanisë.Një bullgar ishte ndërmjetësuesi që po provonte t’i barte ilegalisht kosovarët për në Rumani. Njëri 20 e tjetri 23 vjecar, dy të rinjtë kishin marrë pasaporta të rrejshme bullgare me emrat T.Aleksandrov dhe S.Angelov. Pas kontrollimit të detajshëm policët rumunë kuptuan se pasaportat ishin të rrejshme dhe ata nuk ishin bullgarë.Ndërmjetësi bullgar P. Tsevantov kishte marrë 1300 euro për t’i bartuar ilegalisht në Gjermani Z. Avdirrahimin dhe Gëzim S. Kosovarët e arrestuar do të përballen me akuzat për mashtrim, fshehje të identitet dhe tentim për kalim ilegal të kufirit. Ndërkohë, ndërmjetësi bullgar do të akuzohet për trafikim me njerëz