Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Droga vdekjeprurëse ruse arrin edhe në Evropë
12:39 PM
Droga vdekjeprurëse ruse arrin edhe në Evropë
Droga quhet Krokodil ngase lëkura e të droguarit të përkujton lëkurën e reptilit, gjë që paraqet shenjën e parë të shkatërrimit të turpit. Pas kësaj së shpejti fillojnë të kalben pjesët e trupit. Droga vdekjeprurëse "Krokodil” ka arritur në Evropë dhe po bën kërdi nëpër qytetet e Gjermanisë, ku ka shkaktuar horor te zyrtarët policorë, raporton gazeta "Bild”. Ndonëse edhe drogat e tjera janë të rrezikshme, ajo Krokodil është veçanërisht e rrezikshme sepse që nga konsumimi i parë i saj shkakton pasoja të tmerrshme për përdoruesin. E prodhuar nga metalet e rënda, benzina, fosfori i kuq dhe kodeina, kjo drogë është më e lirë se heroina, prandaj e quajnë "drogë e të varfërve”. Policia thekson se disa përdorues nuk kalojnë pa pasoja që pas konsumimit të parë të kësaj lloj droge, kurse në rasti më të mirë mbijetojnë ndonjë vit. Heqja dorë nga ajo është jashtëzakonisht e vështirë. Droga e ka marrë emërtimin sipas lëkurës së vrazhdët të përdoruesit, stadit të parë të shkatërrimit që së shpejti i kushton me vdekje. Dy orë të dehjes narkomanët afatgjatë e paguajnë me kalbje të mishit të gjallë të tyre, me ngjyrë të gjelbër të lëkurës, me pushimin e funksionit të mëlçisë, të thatë të shumtë...në qoftë se mbijetojnë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar është amputimi i indit të sëmurë. Policia gjermane është e bindur se droga në Gjermani vjen nga Rusia. Për të marrë informacione sa më të sakta, është vendosur që përdoruesit e saj të mos ndiqen në rast se tregojnë për rrugët e furnizimit me të. "Vetëm nëse marrim vesh se kush e shet këtë gjë të tmerrshme atë do të mund edhe ta ndalim”, i pohuan Bildit në polici. Në Rusi kjo drogë tashmë ka marrë jetën e qindra personave, kurse një prej arsyeve konsiderohet edhe statusi legal i kodeinës, që është përbërësi kryesor i drogës. Derisa në Rusi kodeinën mund ta blesh me lehtësi, në Gjermani mund të merret vetëm me recetë, andaj droga Krokodil është problem shumë i madh që të prodhohet në Gjermani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus