Ukë Rugova iu ka bashkuar 25 intelektualëve shqiptarë, që mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Shqipërisë. Djali i Ibrahim Rugovës shkruan se Ish-Kryeministri i plotëson më së miri kriteret për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Në një bisedë për Express, Fatos Nano shpjegon lidhjen e tij me Familjen Rugova dhe arsyet pse duhet mbështetur kandidatura e tij. Jo shumë vite më parë, zyrtarët e LDK’së mblidhnin vota nëpër fshatrat e Kosovës duke u thënë njerëzve se nuk duhet ta votojnë PDK’në për shkak se kreu i saj është i afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon. Në të njëjtën kohë, gazetat pranë LDK’së çdo ditë shkruanin se si Fatos Nano është kundër Kosovës, derisa rikujtonin takimin e tij me diktatorin serb, Slobodan Milosevic, në Kretë të Greqisë.Në Kosovë edhe sot mund të ketë njerëz që i besojnë asaj propagande dhe mbase u duket e pabesueshme se çfarë ka ndodhur këtë të mërkurë, kur djali i Ibrahim Rugovës, Uka, ka vënë firmën e tij në një letër drejtuar partive parlamentare shqiptare me kërkesën që ta mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës së Shqipërisë.
Por, kjo s’është hera e parë që Uka di të befasojë.
Shumëkush ishte çuditur me të edhe dy vjet më parë kur pranoi të hynte në një qeveri me Hashim Thaçin, kundërshtarin e madh të babit të tij.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus