Kryesore » 2011 » Tetor » 21 » Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Dobrushë
2:31 PM
Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Dobrushë
Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar për vrasjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut."Pas identifikimit të personit të dyshuar, policia ka vazhduar punën pa ndërprerë, duke zhvilluar hetime intensive të cilat kanë rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, i cili më pas i është vetëdorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën per media të policisë.Mësohet se i dyshuari me inicialet N.V. shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Lukavc i Begut, pas vetëdorëzimit është arrestuar nga njësiti i hetimeve rajonale të DRP Pejë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.Ndërkohë, në emër të qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, ftoi organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që kryesi i "këtij akti të rëndë" sa më shpejtë të nxirret para organeve të drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus