Kryesore » 2012 » Qershor » 28 » Divizioni për Siguri i Aviacionit Civil drejtohet nga i akuzuari
10:53 AM
Divizioni për Siguri i Aviacionit Civil drejtohet nga i akuzuari
Ministria e Punëve të Brendshme po ia beson drejtimin e Divizionit për Siguri të Aviacionit Civil një të akuzuari për dy vepra penale dhe të dyshuar për disa të tjera. Luan Ismajlit nuk i ka dalë pengesë ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi për sigurinë e aviacionit civil procedura penale kundër tij nën akuzën se ka rrahur ish-gruan dhe e ka kërcënuar atë me armë pa leje. Aktakuza e ngritur në nëntor të 2009-s është konfirmuar derisa gjykimi i tij pritet të nisë këtë verë. Të gjithë përgjegjësit e tij e dinë që ka aktakuzë, por vetëm Luan Ismajli (1979) nga Prishtina mohon se ka ndonjë aktakuzë. E ka quajtur tendencë shkrimin për këtë rast, pa dashur të prononcohej. Ismajli është shef i Divizionit për Sigurinë e Aviacionit Civil që funksionon në kuadër të Departamentit për Siguri Publike. Epror i tij është Driton Gashi, drejtor i këtij Departamenti, i cili ka kompetencë informimin e ministrit dhe dhënien e këshillave për vendimmarrje në fushën e rendit publik dhe sigurisë së brendshme. Përveç aktakuzës për lëndim të lehtë trupor të ish-gruas së tij, S. S., dhe armëmbajtje, posedim e shfrytëzim të armës pa autorizim ka edhe dy procedura të tjera, njëra e raportuar në Polici. Madje, njëra për kërcënim është raportuar në Polici më 13 janar 2010, gati një vit pas ngritjes së aktakuzës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus