Gjiganti i prodhimeve dokumentare në botë, Discovery Channel e ka treguar për herë të parë hartën e Ballkanit, me Kosovën si shtet dhe të ndarë nga Serbia. Kjo ka ndodhur gjatë transmetimit të një emisioni që i kushtohej ndërtimit të një ure të re në Beograd. Duke shpjeguar se ku gjendet Beogradi, udhëheqësi i emisionit Danny Forster thotë se Jugosllavia është ndarë në 7 shtete, dhe se Serbia është një prej tyre. Euronews më herët, e SkyNews së fundi e ndajnë Kosovën në hartë, kurse CNN, sidomos në parashikimin e motit, ende e tregon Kosovën pjesë të Serbisë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus