Kryesore » 2011 » Gusht » 26 » "Die Weltwoche" i quan shqiptarët "kriminelë"
3:49 PM
"Die Weltwoche" i quan shqiptarët "kriminelë"
Revista javore zvicerane "Die Weltwoche", e njohur për qëndrimin e refuzues ndaj të huajve, e ka botuar dje një shkrim të gjatë kritik, madje edhe fyes, për komunitetin kosovar në Zvicër. Ky artikull me titullin "Kosovarët kriminelë", i botuar në ballinën e revistës, e shtron pyetjen se a ishin "vetëm raste të izoluara" dy aktet e fundit kriminale protagonistë të të cilave ishin shqiptarët e Kosovës. "Dy gra të vrara, një burrë i prerë në fyt brenda një dite: në të dyja rastet dorasit ishin kosovarë. Natyrisht, nuk janë kriminelë të gjithë shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, por megjithatë, një pakicë e konsiderueshme është", shkruan revista "Weltwoche", njofton QIK-u."Së paku secili e njeh dikë që ka pasur përvoja të këqija me kosovarët. A janë të gjitha këto raste të izoluara? Ose, përse shumë prej rreth 170 mijë kosovarëve që jetojnë në Zvicër, edhe pas dekadave, nuk ia kanë dalë të integrohen ashtu siç kanë bërë me sukses të huajt e tjerë?" Në vazhdim revista shkruan gjerësisht për historinë e emigrimit të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër. Po ashtu, shkruan për akte të rënda kriminale të kosovarëve, duke theksuar se ata e vënë Zvicrën para sfidës së përballimit të emigracionit.
"Është e pakontestueshme se kosovarët zënë vendin më të lartë në të gjitha statistikat negative. Ata e sjellin Zvicrën para sfidës më të madhe në historinë e saj me migracionin", thekson revista. 

Sidoqoftë, në mbyllje të shkrimit të saj revista shkruan se "shumica e kosovarëve gjatë jetës së tyre nuk kryejnë vepra të dënueshme dhe as nuk jetojnë nga ndihmat sociale”.

"Por, mjafton një pakicë (relativisht e madhe) që i shpërfill vlerat zvicerane dhe rendin e këtushëm ligjor që me veprat e tyre u shkaktojnë dëm të madh pikërisht bashkatdhetarëve të tyre"
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus