Kryesore » 2012 » Nëntor » 23 » Dibra shpalos flamurin gjigand (+VIDEO)
10:52 AM
Dibra shpalos flamurin gjigand (+VIDEO)
Nuk mund të qëndronte larg festimeve të 100-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë edhe qyteti i Dibrës. Qytetarë të saj kanë pritur me ovacione dhe fishekzjarre shpalosjen e djeshme të flamurit kombëtar në përmasa me të vërtetë gjigande.Një grup të rinjsh, me iniciative private, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë dhe 104 vjetorit të Kongresit të Manastirit, dje shpalosën në qytetin e Dibrës një flamur të gjatë 100 metra me gjerësi prej 25 metrash, e pikturuar nga piktori i ri Rinor Sllova. 
Përveç kësaj, tgrupimi i tifozave "Sokolat" së bashku me shumë qytetarë të tjerë dibranë kanë kontribuar për të krijuar një statujë të tipit si NEWBORN por kësaj radhe me mbishkrimin "100 vjet".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus