Pas tërheqjes nga gara për privatizimin e PTK-së së kompanisë kroate T-HT, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, merr vendim që ky proces të ndërpritet.Këtë e ka konfirmuar ministri gjatë një konference për medie pas takimit që zhvilloi me Komisionin për Privatizim të PTK-së. "Pas mos-interesimit të kompanisë T-HT për të vazhduar me privatizim të Postës dhe Telekomit të Kosovës, dhe me mbetjen në garë të vetëm një kompanie, e shpallim të mbyllur këtë proces”, tha ministri Beqaj. Ndërkaq, për rifillimin e privatizimit të PTK-së, Beqaj ka deklaruar se do palët e interesuara do të njoftohen me kohë.Ndryshe, telekomi kroat, T-HT, është tërhequr nga gara për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së ditë më parë, duke e ndërlidhur vendimin e tyre me padinë ndaj drejtuesve të PTK-së nga ana e prokurorisë së EULEX-it.Shyqyri Haxha, drejtori ekzekutiv i PTK-së, si dhe kryesuesi i bordit, Rexhë Gjonbalaj, akuzohen për nënshkrime "të kontratave të dëmshme” si dhe për keqpërdorim të pozitave zyrtare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus