Pothuajse sa herë që përballen me dështim në sektorin e tyre, ministra të caktuar të Qeverisë së Kosovës gjejnë "fajtorin”, i cili asnjëherë nuk buron te ta apo dikasteret që i drejtojnë.Në të shumtën e rasteve kur flasin për veriun e vendit, dështimin për të vendosur rend dhe ligj në këtë zonë për dy mandate rresht, qeveritarët e vendit ia atribuojnë bashkësisë ndërkombëtare, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), apo pjesëtarëve të KFOR-it, shkruan gazeta Zëri.Vetëm Prishtina zyrtare nuk ka faj, sipas tyre. E për të mbajtur "fajtorin” në opinion, duket se më së shumti kujdeset ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili në secilën paraqitje publike akuzon herë KFOR-in e herë EULEX-in, se nuk janë në "nivel të detyrës” në raport me veriun.Së fundi ai ka kritikuar ashpër KFOR-in, i cili sipas tij, nuk po tregon interesim që ta heqë barrikadën e vetme që ka mbetur pa u hequr në veri – atë mbi urën e lumit Ibër.Por, edhe komandanti i kësaj force ushtarake në Kosovë, gjenerali Erhard Dreës, nuk ka ndenjur duarkryq ndaj akuzave të Rexhepit, të cilit ia ka bërë me dije se për të vendosur rendnin dhe ligjin në veri nevojitet veprim politik dhe jo forcë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus