Autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.Një zyrtar federal gjerman ka thënë në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën "X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. "Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ai për "Koha Ditore”. Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.Sipas një zëdhënësi të Policisë së atjeshme, Agim Zogaj i kishte treguar vëllait të tij se do ta vriste veten."Ne e kemi marrë informatën dhe menjëherë kemi dalë në kërkim të tij. Kërkimi ka zgjatur disa orë, por në fund e kemi gjetur rreth orës 23:50 në parkun e qytetit Duisburg. Tashmë ishte i pajetë”, ka thënë zëdhënësi Ramon van der Maat.E katër ditë pas vdekjes së këtij dëshmitari EULEX-i ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thënë se rrethanat e vdekjes së tij janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane, për të shtuar se misioni evropian ka besim në përfundimet që do t’i nxjerrin ata.Por a ka pasur siguri të mjaftueshme Agim Zogaj? Një prokuror kosovar, në kushte anonimiteti ka thënë për "Koha Ditore” se në asnjë rast nuk do të duhej të ndodhte vdekja e dëshmitarit kyç. Sipas tij, siguria do të duhej të ishte në atë nivel saqë edhe ushqimi e pijet do të duhej të kontrolloheshin para se t’i konsumonte Agim Zogaj. Sipas ditores "Zëri”, burime të "Jeta në Kosovë” thonë se Zogaj kishte qenë nën mbrojtjen e EULEX-it kur e kishin larguar nga shtëpia e tij në Nashec të Prizrenit, por jo edhe në momentin e vdekjes. Një prej arsyeve thuhet të ketë qenë edhe mosdurimi i tij për gjendjen në të cilën ai duhej të mbrohej gjithmonë. EULEX-i n përgjegjës për vdekjen e Agim Zogajt e ka bërë gjatë këtyre ditëve edhe familja e tij. Ata kanë thënë se ky mision nuk e mbrojti Zogajn dhe bile e mori nga shtëpia pa vullnetin e tij në maj të këtij viti. Agim Zogaj ishte dëshmitari kryesor në rastin "Kleçka”, ku është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Ky i fundit dhe nëntë persona të tjerë akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus