Kryesore » 2011»Qershor»12 » Deputetët shqiptarë votojnë pro Serbisë, vetura me regjistrim të Kralevës para Kuvendit
10:40 PM
Deputetët shqiptarë votojnë pro Serbisë, vetura me regjistrim të Kralevës para Kuvendit
Deputetët shqiptarë votojnë pro Serbisë, vetura me regjistrim të Kralevës para Kuvendit Votimi i 17 deputetëve kundër shtrirjes së autoritetit të qeverisë në gjithë territorin e vendit me theks ne veri, nuk cilësohet të jetë një preformancë e mirë e deputetëve në opinionin publik, derisa lind pyetja se interesat e kujt i mbrojnë ata deputetë. Mos votimi i kësaj pike të mocionit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për debat në Kuvend për bisedimet, ku në mënyrë të veçantë është votuar për tri pikat, ndër to ka qenë edhe pika për shtrirjen e autoritetit ne veri, derisa në seancën e 5 majit, 17 deputetë kanë votuar kundër kësaj pike. Ndër deputetët të cilët edhe kanë votuar kundër katër kanë qenë nga grupi kuvendar i PDK-së, ndër ta nënkryetari i Kuvendit Xhavit Halit, deputeti i AAK-së Ahmet Isufi si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Kuleta, i cili për ndryshim nga dy të parë të cilët thonë se është bërë gabim, ky i fundit pranon se ka qenë qëndrimi i tij personal për mos shtrirjen e autoritetit atje në mënyrë të njëanshme.
Por duket se ky votim i këtij grupi të deputeteve nuk është për t’u habitur për faktin se në oborrin para Kuvendit të Kosovës shpeshherë shihen vetura me tabela të regjistrimit nga Kraleva.
Kjo nuk do koment. Kështu e mbrojnë deputetët e Kuvendit sovranitetin e shtetit të Kosovës!
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus