Policia e Kosovës dhe sigurimi i ndërtesës së Qeverisë kanë ndaluar deputetët e lëvizjes Vetëvendosje të hyjnë në objektet e Qeverisë, në kohën kur është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut.Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri ka thënë se deputetët kanë të drejtë të hyjnë në objektet e Qeverisë së Kosovës për të shikuar çfarë kontrate po nënshkruhet si dhe për t’u njoftuar me detajet e kontratës.Sipas Vetëvendosjes deputetëve i është thënë se nuk janë në listën e të pranishmëve për këtë ceremoni."Truprojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë. Përveç policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakderdhje në sy”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus