Kryesore » 2011 » Dhjetor » 15 » Del i pafajshëm ish-guvernatori i Kosovës
6:16 PM
Del i pafajshëm ish-guvernatori i Kosovës
Avokati i Hashim Rexhepit, Ramë Gashi, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ka marrë konfirmimin e Gjykatës së Qarkut se ndaj klientit të tij nuk është konfirmuar aktakuza, në asnjë nga pikat për të cilat akuzohej. Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka hedhur poshtë si të pabazuar aktakuzën ndaj ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi. Rexhepi ishte akuzuar për kryerjen e pesë veprave penale, që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Ramë Gashi, avokat i Rexhepit, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se orës 16 ka marrë konfirmimin e Gjykatës së Qarkut se ndaj klientit të tij nuk është konfirmuar aktakuza, në asnjë nga pikat për të cilat akuzohej. Për tri pika të aktakuzës së ngritur nga prokurori special, Nazmi Mustafi, gjykata nuk ka gjetur se ka elemente të kryerje të veprës penale, derisa për dy pika të tjera, prokuroria thuhet se nuk ka siguruar prova të mjaftueshme. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ishte arrestuar para më shumë se një viti dhe ishte mbajtur për 4 muaj në paraburgim. Ai fillimisht kishte qenë i dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda, përfshirë shpëlarje parash.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus