Kryesore » 2011 » Tetor » 22 » Deda, Hysa, Selimi dhe Shala kandidatë për ambasador
12:27 PM
Deda, Hysa, Selimi dhe Shala kandidatë për ambasador
Ministria e Jashtme i ka emrat e ambasadorëve të rinj, e po ashtu i di emrat e ambasadorëve aktualë që pritet t’i lëshojnë pozitat që mbajnë. 
Burime të Expressit thonë se Ilir Deda, Ylber Hysa, Sylejman Selimi dhe Ahmet Shala mund të emërohen ambasadorë të rinj. Avni Spahiu, Muhamet Hamiti dhe Albert Prenkaj pritet të lëvizin në vende të tjera.
Ministria e Punëve të Jashtme tashmë e ka të qartë se si do të duken ambasadat e Republikës së Kosovës në dhjetor të këtij viti, kur gjithçka të përfundojë në procesin e ridisenjimit të shërbimit diplomatik.
Ata i kanë edhe emrat e njerëzve që do të marrin detyrën e ambasadorit, e po ashtu i dinë se cilët ambasadorë do të lëvizin nga shtetet ku janë aktualisht.Burime të Expressit kanë bërë të ditur se ditëve të ardhshme, MPJ-ja dërgon në Kryeministri propozimet e saj për ndryshime në shërbimin diplomatik. Prioritet, sipas tij, përbëjnë tri ambasadat ku aktualisht Kosova përfaqësohet me ushtrues detyre.
"Siç e dini, ne nuk kemi ambasadorë në Slloveni, Shqipëri dhe Maqedoni”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus