Më vendim të kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, njëkohësisht edhe kryetar i shtabit emergjent, dhe pas verifikimit të të gjitha shkollave dhe rrugëve që shpijnë deri te shkollat e kësaj komune- sërish është shtyrë procesi mësimor. Në 17 shkollat fillore dhe tri shkollat e mesme të Komunës së Deçanit, procesi mësimor do të rifillojë me 27 shkurt.Kështu, shkollat në këtë komunë do të hyjnë në javën e tretë të pushimit si shkak i vështirësive të krijuara nga bora e rënë dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.Ndërkaq, sa u përket dëmeve që ka shkaktuar bora në këtë komunë, është themeluar ekipi i cili po merret me verifikimin e dëmeve, ndërsa kryetari Selmanaj shpreson se Qeveria e Kosovës do t’u dalë në ndihmë për kompensim qytetarëve që kanë pësuar nga bora
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus