Kryesore » 2012 » Mars » 20 » Daka tregon kush po e “mjel” tre përqindëshin
4:01 PM
Daka tregon kush po e “mjel” tre përqindëshin
Themeluesi i LDK-së në SHBA, Musa Daka, ka vazhduar me akuzat e tij drejtuar kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, që lidhen me menaxhimin e fondit të tre përshindëshit. Ai ka thënë se nga ky fond ende nxirren para nga të afërmit e familjarëve që janë në pushtet, duke përmendur vëllain e Ministrit të Ambientit Dardan Gashi, Atdhe Gashi dhe deputetin e LDK-së, Naser Osmani.Daka, gjatë një interviste në KTV, kërkoi nga Kryeparlamentari Jakup Krasniqi që të thirr seancë në Kuvend ku do të raportonin Isa Mustafa e Bujar Bukoshi.Daka po ashtu në vazhdimësi tha se ka fakte për gjitha këto që flet, ndërsa bëri të ditur se edhe "Dardania Bankë” në Tiranë është shitur dhe nuk dihet ku kanë shkuar ato fonde. Sipas tij shtëpia që është blerë në Shtutgart për nevojat e këtij fondi, tani është shtëpi private e Isa Mustafës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus