Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Daçiq: Prishtina dhe Shqipëria - qendra krimi
5:30 PM
Daçiq: Prishtina dhe Shqipëria - qendra krimi
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se as Zyra e Prokurorit e as EULEX-i nuk i kanë dhënë Policisë së Serbisë asnjë informacion në lidhje me pjesëmarrjen e dyshuar të Zvonko Veselinoviqit në dhunën që është zhvilluar në Jarinë dhe Jagnjenicë.Duke thënë se Veselinoviqi "nuk është problemi më i madh në Kosovë”, Daçiq ka shtuar se Ministria e Brendshme e Serbisë ka "informacione të caktuara” për të tjera aktivitete të personave, të cilët komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, i ka identifikuar si udhëheqës të dhunës.I pyetur nga gazetarët në Beograd nëse policia serbe do ta arrestonte Veselinoviqin nëse i jepet mundësia, Daçiq ka thënë se kjo është një pyetje hipotetike. "Edhe nëse ndodh një gjë e tillë, nuk do të mund të flitej për ekstradimin e askujt në Prishtinë, sepse Serbia e konsideron Kosovën si territor të sajin”, ka thënë Daçiq.Sipas tij, serbët kanë të drejtë të shprehin kërkesat e tyre politike, "ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe shqiptarët”, ndërsa deklaratat e komunitetit ndërkombëtar se qendra e krimit është në veri të Kosovës, "nuk janë të vërteta”."Kjo është gënjeshtër. Qendra e krimit është në Prishtinë dhe Shqipëri. Mafia shqiptare është më e forta në botë. Këto nuk janë fjalët e mia, por fjalë të shërbimeve ruse, gjermane dhe amerikane. Ndërsa, ne flasim për Zvonko Veselinoviqin... Nuk mund të besoj se në çfarë niveli kemi ardhur”, ka thënë Daçiq.Të hënën, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka thënë se dy serbë, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it te barrikadat në Jarinë dhe Jagnjenicë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus