Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Daçiq: Ndarje e Kosovës, s’ka rrugë tjetër
10:01 AM
Daçiq: Ndarje e Kosovës, s’ka rrugë tjetër
Ivica DaçiqMinistri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq rikonfirmon hapur qëndrimin e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për "Zëri”, pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit, në Partinë Socialiste Serbe, thotë se është politikani më pragmatik, që reflekton situatën reale në terren. Ky "pragmatizëm”, sipas tij, është që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, të ndahet nga Serbia. "Ky është mendimi im, edhe pse kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Por, unë jam politikan realist dhe nuk shoh tjetër zgjidhje”, ka thënë ai.
"Kështu siç është nisur me dialogun steril, do të kalojnë vite edhe dekada dhe nuk do të arrihet asgjë”, tha Daçiq.
Sipas tij, "derisa Prishtina ka mundur të shpallë pavarësinë, atëherë edhe serbët e veriut mund të shpallin pavarësinë pa e pyetur Prishtinës”. Ai tha se "atë që po e bëjnë serbët në veri, është e nyejt siç kanë bërë shqiptarët në kohën e Milosheviqit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus