Kryesore » 2011 » Tetor » 23 » Daciç: Nëse shqiptarët sulmojnë, ne do kundërpërgjigjemi
12:52 PM
Daciç: Nëse shqiptarët sulmojnë, ne do kundërpërgjigjemi
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë prapë se demarkacioni është zgjidhja më e mirë për problemet në Kosovë. Ai thotë se duhet të vazhdojnë bisedimet, por Beogradi nuk do të shikojë qetë se si pushteti në Prishtinë "po niset në spastrimin e serbëve me njëfarë ‘Stuhie’ të re”."Ndoshta sot disa kërkesa të serbëve nuk janë reale, por ajo që sigurisht është joreale është që serbët do të mbesin të jetojnë me Kosovën e pavarur. Prandaj, është mirë që bashkësia ndërkombëtare të bisedojë me serbët. Po ashtu, nuk jam i sigurt nëse të gjithë faktorët në bashkësinë ndërkombëtare e duan zgjidhjen paqësore”, ka thënë Dacic për Alo."Unë i takojë linjës së ashpër kur është fjala te Kosova. Mendoj se Serbia duhet të caktojë disa linja të kuqe. Nëse Turqia mund të thotë se sulmi në Sarajevë është sulm në Turqi, ashtu edhe sulmi në pjesën veriore të Mitrovicës është sulm në Serbi. Nëse Rezoluta 1244 nuk respektohet, atëherë nuk mund të presin nga ne që të respektojmë diçka që askush nuk respekton. Pse nuk kthehen 1000 policë e ushtarë tanë në Kosovë? Bashkësia ndërkombëtare nuk do të flas për këtë. Unë këtë gjithmonë e ceki dhe gjithmonë hasi në gjykimin se kjo nuk është reale. Prandaj, unë mendoj se nëse shqiptarët sulmojnë veriun e Kosovës, Serbia duhet të përgjigjet”.Në pyetjen se a mendon me këtë përgjigje intervenimin e forcave të Serbisë, ai përgjigjet: "Me dhunë nuk mund të përgjigjesh duke e kthyer faqen tjetër”."Pra, nëse Thaçi niset në ofensivë kundër serbëve, me siguri nuk do ta shohim duarkryq ‘Stuhinë’ e Kosovës”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus