Pjesa veriore e Kosovës ka qenë në agjendën e vizitës së kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kompleksi i kullave të heroit të kombit Isa Boletini, në fshatin Boletin që bashkë më fshatrat Kelmend e Zhazhë janë tri fshatrat e vetme shqiptare në komunën e Zveçanit, ishte caku i kësaj vizite, thuhet në një komunikatë të LDD-së. Para kësaj vizite Daci ka marr pjesë në takimin e kryesisë së degës së LDD-së në Mitrovicë. Takimin e hapi kryetari i degës së LDD-së, në Mitrovicë, Ramadan Kelmendi. Ai ka njoftuar gjerësisht për aktivitetin e strukturave të degës së Mitrovicës duke përfshirë edhe forumin e rinisë dhe atë të gruas. Kelmendi ka njoftuar edhe për gjendjen në komunën e Mitrovicës, e cila siç dihet është më jostabilja në shtetin e Kosovës.
Nexhat Daci me këtë rast tha se "si kryesi e partisë njëzëri kemi vendosur që vizitat në teren t’i fillojmë me Mitrovicën, për shkak të aktualitetit. Nuk kemi ardhur të ligjërojmë po të bëjmë një komunikim të mirëfilltë interaktiv. Ka një vit e më tepër që ne në qendër jemi duke e konceptuar programin e ardhshëm zgjedhor, i cili do t’i marr ndjesitë të cilat i ka secila pjesë e Kosovës dhe të atakojmë ato çështje që deri tani kanë mbetur të pazgjidhura në Kosovë. Për gjendjën e Kosovës në veri faji, nga viti 1999, është te të gjithë ne. Nuk ka një njeri që mund të lavdërohet. Kam qenë themelues i institucioneve dhe udhëheqës i vetëm një kohë të gjatë. Për 6 vite sa kam udhëhequr parlamentin anjë cent në buxhet të Kosovës nuk e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, përkundrazi kurrë qeveria jonë nuk e ka menaxhuar buxhetin që vet e kemi krijuar, deri në pavarësi, përkundrazi edhe sot ne paguajmë njerëzit në veri që nuk na lënë as të shkelim në atë pjesë. Humbja e besimit në vetvete prej njeriut më të thjeshtë ka bërë që faktori shqiptar është komplet i shpronësuar prej ndjenjës së shtetit të vet në Kosovë”.
Në vazhdim Daci tha se për veriun faji është i të gjithëve. Lumenjët dhe urat duhet të jenë ato që i bashkojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë. Nuk është e ndershme të fajësohet vetëm një individ kur i lëshohet presioni i krejt dynjasë. Asnjë lloj pavarësie e institucioneve të Kosovës deri sot nuk ekziston. Duhet thënë të vërtetën. Shikoni çka ndodh me ofertën për lëvizje të lirë. Para 5-6 viteve të njejtat fjalë i ka thënë Evropa. Tash të njejtat fjalë bile i rëndojnë ngase 5 shtete të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën. Ndërsa Kosova detyrohet t’ia bëj të gjitha të mirat Beogradit për ta marr kandidaturën për BE. Duhet t’i lëmë të këqijat në mes veti kur është në pyetje kufiri shtetëror.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus