Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur në selinë e tij, imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, prof.dr. Shefqet Krasniqi. Daci pasi i ka dëshiruar mirëseardhje hoxhës, e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij në kryesinë e Ligës së dijetarëve botëror musliman. Më pas kryetari Daci e ka njoftuar imam Krasniqin me punën që është duke bërë LDD-ja dhe me qëndrimet e tij dhe të partisë rreth gjendjes në Republikën e Kosovës dhe në trevat shqiptare në Ballkan. Ndërsa dr. Shefqet Krasniqi, nga ana e tij, pasi ka shprehur respektin e tij për akademik Dacin, ka njoftuar për punën e tij që është duke bërë, ka shprehur pikëpamjet e tij për gjendjen në Kosovë dhe në rajon dhe e ka njoftuar kryetarin Daci me kërkesat dhe nevojat e besimtarëve musliman e që në Kosovë përbëjnë 96% të popullatës. Daci u dha përkrahje kërkesave të arsyeshme të hoxhë Krasniqit dhe shprehu qëndrimin e tij që në Kosovë dhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët të respektohet tradita e atdhedashurisë, kombëtarja dhe besimi islam autokton i cili duhet të zhvillohet mbi traditën e gjatë në Ballkan dhe mbi bazat shkencore të muslimanizmit në trojet tona.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus