Kryesore » 2012 » Mars » 12 » Cooper e bëri përrallë qeverinë
2:31 PM
Cooper e bëri përrallë qeverinë
Ndërmjetësi britanik në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka zhvlerësuar deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, se me Serbinë nuk ka pasur biseda politike dhe se çështja e veriut nuk do të vihet në tavolinë. Ai dy ditë më parë ka deklaruar se me veriun e Kosovës do të merren shume shpejt, ndërsa bisedimet ndërmjet dy vendeve (Prishtinë dhe Beograd), pavarësisht se janë apostrofuar si teknike, ato kanë qenë shumë politike.Kjo deklaratë e ndërmjetësit të BE-së ka ngjallur reagime gjithandej opinionit kosovar. Opozita dhe analistët thonë se me këtë deklaratë Cooper e ka diskredituar kryeministrin Hashim Thaçi, e bashkë me të edhe sintagmën kundër bisedimeve për komunat e veriut. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Robert Cooper ka thënë se edhe pse janë cilësuar teknike, bisedimet e deritashme kanë qenë mjaft politike. "A do jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet tjera”, thotë Cooper.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus