Kryesore » 2012 » Prill » 5 » Clinton: SHBA është përkrahë Kosovës
0:30 AM
Clinton: SHBA është përkrahë Kosovës
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton priti në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.Sekretarja Hillary Clinton në konferencën e përbashkët për media deklaroi se SHBA mbështetë fuqishëm popullin e Kosovës, si dhe sovranitetin dhe integritetin e saj. 
Ajo falënderoi kryeministrin Thaçi për të arriturat e Kosovës dhe tha se vendi i saj mirëpret rezultatet e Marrëveshjes së arritur në Bruksel, në mes të ekipit negociator të Prishtinës e Beogradit. Clinton tha se pret implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve.

"Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Clinton,

Clinton tha se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretaren Hillary Clinton për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës.

Në këtë kuadër ai shtoi se, "Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”.

Para takimit me Clinton, Thaçi u takua me kongresmenët demokratë Eliot Engel dhe Jim Moran.

Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në New York do të takojë edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.

Thaçi takoi sekretaren amerikane Clinton

Takimi Clinton – Thaçi ka filluar sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuata, sa ishte paraparë.

Pas takimit, Thaçi dhe Clinton pritet të dalin para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus