Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Clinton e Ahtisaari, të angazhuar nga Qeveria për njohje?
2:20 PM
Clinton e Ahtisaari, të angazhuar nga Qeveria për njohje?
Bill Clintontë madh aksionin e ri lobues të Prishtinës, sepse shtimi i dukshëm i njohjeve "do të ndikonte keq në atmosferën politike në të cilën po zhvillohet procesi negociues”, shkruan "Blic”, që e transmeton Zëri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, vlerëson se periudha deri në fund të shtatorit, deri kur do të dominojë një numër i madh i takimeve multilaterale në të cilat marrin pjesë shumica e vendeve islamike dhe afrikane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, do të jetë kritike për Serbinë.

Mediet vendore kohës së fundit kanë shkruar se Prishtina është në rrugë të finalizimit të strategjisë zyrtare për lobim dhe se protagonistë kryesorë të ofensivës së ardhshme diplomatike do të jenë presidentja Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

E përditshmja serbe "Blic” shkruan gjithashtu se diplomacia serbe me "depeshe miqësore është informuar se Pacolli ka siguruar gjysmën e parave të nevojshme, përkatësisht pesë milionë, kurse pesë milionë të tjerë janë siguruar nga diaspora shqiptare”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus