Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha se Kosova do të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave në një afat edhe më të shkurtër se ai që dikur e ka deklaruar shefi i saj, Hashim Thaçi. Këto komente, ministrja e Integrimeve i bëri pas takimit të gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Çitaku, tha se Kosova pret shumë shpejt marrjen e Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, dhe sipas saj jo për 15 muaj por për një periudhë edhe me të shpjet kosovarët do të lëvizin lirshëm.
Por ministrja e Integrimeve, tha se nuk e di kur do merret ky udhërrëfyes pasi nuk është në mundësinë e institucioneve të Kosovës. Ajo çka mund të bëjnë institucionet e Kosovës, sipas Çitakut, është që të punojnë në arritjen e standardeve që kërkon BE-ja dhe kjo sipas saj është duke u bërë, duke filluar nga rregullimi i legjislacionit.
Çitaku tha se përparësia e integrimeve lidhet edhe me vullnetin e të gjithëve në Kosovë që kjo të arrihet sa më shpejtë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus