Me 4 qershor pyetësori i studimit të fizibilitetit do të jetë gati, ndërsa më 8 qershor do t’i dorëzohet Komisionit Evropian. Sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, të gjithë institucionet kanë ofruar përgjigjet në masë të madhe, përveç zyrës së Avokatit të Popullit. "Konstatojmë se të gjitha institucionet kanë qenë të suksesshme në përgjigjet për pyetësorin. Ne do të bëjmë një version edhe më të detajuar për secilin institucion, veç e veç. Të gjitha institucionet kanë deponuar me kohë. I vetmi institucion që nuk i ka dërguar përgjigjet, me kohë, është Avokati i Popullit. Jemi në kontakt të ngushtë dhe po presim që brenda javës edhe ata t’i deponojnë përgjigjet. Ky ka qenë inputi më kualitativ që MIE ka pranuar ndonjëherë nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Çitaku.Për më tepër ajo ka shtuar se duke filluar nga 21 maji. Ministria e Integrimeve Evropiane ka filluar kontrollimin për verifikimin e njëanshëm të përgjigjeve dhe deri më 30 maj do të bëhet verifikimi i secilës përgjigje që ka ardhur në këtë Ministri.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus