Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Buzhala: VV anti-amerikane
12:44 PM
Buzhala: VV anti-amerikane
Sesioni i sotëm i Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohet edhe Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2013, ka filluar me kritika e me akuza të rënda ndaja institucioneve të vendit.Deputeti i PDK – së, Shapi Muja, i bëri vërejtje institucionit të Presidencës pse gjatë dhënies së mirënjohjeve ka "harruar” të dekorojë edhe Kishën Katolike Shqiptare në SHBA. "Kjo kishë ka dhënë shumë kontribut për pavarësinë e Shqipërisë e të Kosovës dhe në ruajtjen e identitetit shqiptar. Prandaj, Presidenca duhet at ketë para sysh këtë kontribut dhe ta dekorojë për meritat e mëdha e të pakontestueshme Kishën Katolike Shqiptare në SHBA”, ka thënë Muja.Akuza të rënda kundër mënyrës së luftës ndaj korrupsionit në Kuvend sot ka ngritur deputetja e LDK-së Hasnije Bajrami. Ajo në këtë drejtim e ka vënë në spikamë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili, sipas saj, nuk ka bërë asnjë veprim konkret për të dëshmuar se po e lufton korrupsionin. Në këtë aspekt ajo ka përkujtuar se nga protagonistët e aferës së përgjimeve, të bëra publike, askush nuk ka dhënë dorëheqje, edhe pse ato qartë implikojnë në punë të pista shumë zyrtarë të vendit. Deputetja Bajrami ka thënë se është për brengosje se në hetime për korrupsion janë 48 zyrtarë të lartë të vendit e për këtë askush në asnjë institucion as që trandet.

Në vazhdim të punimeve në Kuvend deputeti i PDK-së Berat Buzhala sot ka kritikuar dhe ka akuzuar Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurtin, për, siç ka thënë ai, qëndrim antiamerikan.

Buzhala pasi ka rikujtuar rolin e SHBA për lirinë e Kosovës ka thënë se për qëndrimet antiamerikane të Kurtit kanë dëshmuar të gjithë ambasadorët e SHBA në Kosovë: Tina Kaidanov, Christopher Dell dhe Tracey Ann Jacobson.

Buzhala, duke e krahasuar qëndrimin e Vetëvendosjes me qëndrimin Partisë së Punës së Shqipërisë, ka kërkuar që Vetëvendosje dhe Albini Kurti të distancohet nga ky qëndrim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus