Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, një incizim të përgjimeve të bisedave në mes Rod Blagojevich, ish guvernator i Chicagos dhe ish shefit të stafit të Presidentit Barack Obama, Rahm Emmanuel, i cili tash së voni ishte zgjedhur kryetar i qytetit të Chicagos.Buzhala me këtë statut ka ironizuar të gjithë ata qytetarë dhe media të cilët kanë shkruar dhe janë marrë me publikimin e përgjimeve të fundit të bisedave telefonike, të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, me kryeministrin Hashim Thaçi, ministres së Integrimeve Vlora Çitaku dhe Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut."Të gjithë të shokuarit e ditëve të fundit, të gjithë racistët gjeografikë, të gjithë ata që po provojnë të na tmerrojnë me gjoja nivelin e bisedës qe po zhvilluakan udhëheqësit e vendit do të doja që ta lexojnë një transkript të bisedës së përgjuar, në mes të ish guvernatorit Chicagos Rod Blagojevich dhe ish shefit të stafit të Presidentit Barack Obama, Rahm Emmanuel, i cili tash së voni ishte zgjedhur major i qytetit të Chicago’s. Lexim të këndshëm, qe linku”, ka shkruar Buzhala në rrjetin social Facebook, transmeton orainfo.Buzhala, ka shkruar se nuk beson që qytetaret e Republikës së Kosovës janë shashtisur aq shumë prej të sharave që kanë mundur të dëgjojnë në mes të personaliteteve kosovare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus