Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Bujar Nishani, president i ri i Shqipërisë
8:03 PM
Bujar Nishani, president i ri i Shqipërisë
Është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Bujar Nishani zgjidhet president me 73 vota pro të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Nishani ishte kandidati i tretë i mazhorancës për president të vendit. Këtë e konfirmoi paradite kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, menjëherë pas një takimi kokë më kokë Berisha-Meta.Nga 76 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që votuan për kandidatin e vetëm, Bujar Nishanin, 73 votuan për, një ishte kundër, si dhe dy fletëvotime ishin të pavlefshme.Opozita ka bojkotuar votimin e presidentit.Nishani është zgjedhur president i Shqipërisë pas raundit të katërt të votimit për president, pasi dy kandidatët e tjerë për president, ishin tërhequr nga gara. Ai është presidenti i gjashtë i Shqipërisë.Para kandidimit për këtë post, Nishani ishte ministër i Brendshëm i vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus