Kryesore » 2011 » Shtator » 18 » Buja: Na keqkuptuan!
12:42 PM
Buja: Na keqkuptuan!
Ramë Buja nuk e ka ndërmend ta ndalë punën për korrigjimin e historisë konform kërkesave të Turqisë. Tash thotë se për ndërhyrje në librat shkollorë ka kërkesa edhe nga Komisioni Evropian. Sipas tij, kjo çështje është keqkuptuar nga opinioni, ndërsa për moslejimin e lëndës së mësim-besimit dhe shamisë në shkollat publike thotë se kjo është çështje e mbyllur."Edhe atëherë edhe tash e gjithë biseda është zhvilluar konform një kërkese që e ka bërë Komisioni Evropian për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan”, ka thënë Buja në një intervistë për "Express”. "Kjo kërkesë nuk ka qenë vetëm për shqiptarët dhe për turqit, por për të gjithë popujt, veçanërisht ata të Ballkanit, që ta korrigjojnë pjesën e historisë ku ka gjuhë të urrejtjes”.Sipas tij, edhe shkencëtarët dinë nga pak të rrëshqasin në patetizëm dhe patriotizëm, kështu që mbetet gjithçka të vlerësohet nga komisioni i emëruar nga ai. 
"Ne akoma nuk kemi ndonjë raport ku thuhet se ka fyerje apo diçka tjetër për të cilën Turqia kërkon ndryshim të librit. Prandaj deri në këtë raport, ne nuk kemi nevojë të konfirmojmë asnjë gjë, nëse ka apo nuk ka diçka fyese. Por, krejt kjo çështje pastaj u politizua tej mase, madje ndonjëherë them se edhe u banalizua”.
Emrat e Komisionit ministri nuk i bënë publik, sepse thotë se mund "të trazohen”. Ata do të bëhen publikë në momentin kur sjellin një raport elementar.

Kur është fjala për mosmiratimin e amandamenitit të propozuar nga koalicioni për Kosovë të Re, për mësim-besim, Buja se si pjesë e ekzekutivit tash është i obliguar që ligjërisht të zbatoj atë që është aprovuar në Kuvend.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus