Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Brukseli me sy nga Kurti e Jahjaga
5:18 AM
Brukseli me sy nga Kurti e Jahjaga
Gazetari shumëvjeçar në Bruksel, Augustin Palokaj përmes një shkrimi autorial në të përditshmen Koha Ditore ka përshkruar fillimin e ndryshimit të qasjes evropiane për liderët kosovarë. Palokaj i cili citon diplomatë evropianë që kanë vizituar Kosovën gjatë javëve të fundit shkruan se "janë impresionuar me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe me liderin e lëvizjes "Vetëvendosje”, që shumë prej tyre edhe në Bruksel tashmë e shohin si „lider i opozitës", Albin Kurti".
"Albin Kurti ka teori me të cilat është vështirë të pajtohesh. Por kur dëgjon se si i argumenton, atëherë fillon të mendosh mirë. Presidentja na ka lënë përshtypje shumë të mirë, nuk kemi mbajtur mend ndonjë porosi të saj, por ishte shumë e sjellshme dhe atë duhet dërguar më shumë nëpër vizita për ta përmirësuar imazhin e Kosovës". Këto janë ndër përshtypjet më të shpeshta që dëgjohen në Bruksel nga disa zyrtarë evropianë, të cilët ditëve të fundit kishin vizituar Kosovën", shkruan Palokaj.
 Më tej Palokaj, gazetarë që njeh mirë zhvillimet në Bruksel shkruan përshtypjet e parlamentarëve evropianë se "Presidentja e Kosovës i kishte impresionuar me mirësjelljen e saj edhe pse nuk iu kujtohet cfarë u kishte thënë ndonjë gjë". Ndërsa për Albin Kurtin e pranojnë se "kishin paragjykime dhe gjatë debatit me të pse i dogji makinat e EULEX-it ai ua kishte kthyer se serbët ua dogjën ambasadat në 2008 dhe BE-ja po i fron perspektivë evropiane  Serbisë"
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus